Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Verstappen e fiton garën e fundit të sezonit në F1

Max Verstappen i Red Bullit e ka fituar garën e fundit të sezonit në Formula 1.

Të dielën, ngasësi nga Belgjika triumfoi në garën që u organizua në Abu Dabi.

Ndërkohë, Charles Leclerc u rendit i dyti. Ngasësi i skuderisë së Ferrarit ishte më i suksesshëm se shoku i skuadrës, Sergio Perez.

Leclerc, i cili ishte rivali i Verstappenit për titull, bëri disa gabime.

Gara e fundit e Sebastian Vettelit të Ferrarit përfundoi me dëshpërim.

Katër herë kampioni i botës e ndjeu se ka pasur strategji të dobët nga Aston Martini.

Vetteli mori pikën e fundit pasi përfundoi në vendin e 10-të.

Lewis Hamiltoni nuk e përfundoi garën pasi u largua nga pista tri xhiro para fundit.

Hamiltoni e mbyll sezonin pa asnjë fitore për herë të parë në karrierë.

Ndërkohë, për Verstappenin ishte fitorja e 15-të në vitin 2022. Ai kishte siguruar titullin shumë më herët.

Artikuj të ngjashëm