Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Max Verstappen e fiton garën në Arabinë Saudite

Max Verstappen e fitoi duelin e fortë dhe të gjatë me ngasësin Charles Leclerc dhe arriti të triumfojë për herën e parë në këtë sezon të Formula 1.

Këtë fitore Verstappen e shënoi të dielën në garën “Grand Prix” që u mbajt në Arabinë Saudite.

Ngasësi i skuderisë Red Bull, Verstappen e kaloi atë të Ferrarit, Leclerc, katër xhiro para fundit. Ishin këta dy ngasës që luftuan deri në fund për fitore.

Pas Verstappenit të Red Bullit dhe Leclercut të Ferrarit, vendin e tretë e zuri Carlos Sainz i Ferrarit. Sergio Perez i Red Bullit mbeti në vendin e katërt.

George Russell përfundoi i pesti për Mercedesin, para Esteban Oconit të skuderisë Alpine dhe Lando Norrisit të McLarenit.

Edhe Formula 1, Piastri fiton garën në Arabinë Saudite Sporte të tjera Formula 1, Piastri fiton garën në Arabinë Saudite

Lewis Hamiltoni u përmirësua në pozitë. E nisi garën nga vendi i 15-të dhe përfundoi në vendin e 10-të.

Charles Leclerc dhe Carlos Sainz nga Ferrari zënë pozitat e para në renditjen e përgjithshme për ngasës, me 45 pikë përkatësisht 33. I treti është kampioni në fuqi i Formula 1, Max Verstappen, që ka 25 pikë.