Max Verstappen i skuderisë së Red Bullit e ka fituar garën e jashtëzakonshme të Formula 1 në Las Vegas. Plot 34 herë u ndryshua lideri gjatë garës së mbajtur të dielën.
Një grup prej 10 ngasësish qëndronin shumë afër njëri-tjetrit.
Por, Verstappen në fund doli fitimtar para ngasësve të Mercedesit, George Russell dhe Kimi Antonelli.
Në xhirot e fundit nisi të bëhej dallimi.
Rusell bëri gabim dhe u përplas duke tentuar ta kalojë Antonellin, ndërsa italiani që është kampion i këtij sezoni, e humbi “betejën” me dy ngasësit e McLarenit, Lando Norris dhe Oscar Piastri, që përfunduan në pozitën e dytë e të tretë.
Kampioni Antonelli e mbylli garën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në pozitën e katërt.
Kishte edhe më shumë dramë kur Charles LeClerc i Ferrarit u penalizua me 10 sekonda pasi e preku bolidin e Lewis Hamiltonit, i cili e humbi kontrollin më pas.
Me 10 sekonda u penalizua edhe Hamiltoni më herët, pasi e kishte kaluar Norrisin jashtë kufirit të pistës, gjatë luftës për të zënë pozitë. Aty ishte i përfshirë edhe LeClercu.