Oli McBurnie i shënoi dy gola në minutat shtesë për t’ia siguruar fitoren 2:0 Hull Cityt kundër Brightonit të dielën.
McBurnie e shënoi golin e parë në minutën e 92-të, kurse tre minuta më vonë realizoi tjetër gol.
Me rezultatin 2:0 përfundoi takimi i xhiros së 11-të të Premier Leagues së Anglisë.
Dy golat e fitores, Hull City i shënoi pasi Brightoni mbeti me një lojtar më pak në fushë.
Joao Costinha u përjashtua me karton të kuq në minutën e 89-të.
Hull City ka fituar 13 pikë nga 11 ndeshje, kurse Brightoni 22 pikë. Mbetet gjashtë më pak se lideri Arsenali.