Verë të ngarkuar pati skuadra e futbollit Drita.
Të hënën mbrëma Drita e luajti ndeshjen e shtatë zyrtare të kësaj vere, duke fituar 2:1 ndaj Prishtinës për të fituar Superkupën e Kosovës. Gjashtë ndeshje ekipi gjilanas i zhvilloi në skenën evropiane, fillimisht në fazat kualifikuese të Ligës së Kampionëve e më pas në fazat kualifikuese të Ligës së Evropës, shkruan Koha Ditore.
Drita ka luajtur edhe ndeshje miqësore, por vera e ngjeshur nuk paraqet telashe për trajnerin Bekim Isufi. Ai nuk pret që kjo periudhë e vitit, përkatësisht pushimi i shkurtër mes dy edicioneve, të ketë ndikim në kampanjën e Dritës në stinorin 2018\19. Drita të dielën e nis kampanjën e mbrojtjes së titullit, kur në kuadër të xhiros së parë të Superligës së Kosovës takohet me KEK-un.
Trajneri Isufi insiston se nga ndeshjet e zhvilluara në Kupa të Evropës, Drita ka fituar pjekuri më të madhe... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)