Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita u beson kampionëve, Prishtina vazhdon të përforcohet

Kampionia e re e Kosovës, Drita, do të shpërblejë lojtarët me besimin në ta. Zyrtarët e klubit kanë vendosur që me lojtarët që fituan titullin në Kosovë, të paraqiten edhe në garat kualifikuese të Ligës së Kampionëve për pak javë.

Ndryshime në formacion nuk priten, por ndryshe është te skuadrat e tjera që kanë nisur me përforcime pa mbaruar mirë stinori, shkruan sot Koha Ditore.

"Nuk kemi nevojë shumë në këtë aspekt", ka thënë drejtori sportiv i klubit Drita, Fisnik Kërçeli të enjten për gazetën.

Në fakt, Drita ishte më aktivja në fillim të sezonit që përfundoi ditë më parë e ku u shpall kampione për herë të dytë në histori të klubit. Bëri shumë ndryshime. U përforcua me shumë lojtarë e disa edhe i riktheu. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).