Kampioni i Kosovës në futboll, Drita, disa muaj pas sukseseve historike ka shpërblyer lojtarët sipas premtimit të dhënë.
Kryesia e klubit u ka ndarë javën e shkuar premitë që në total kalojnë shifrën e 150 mijë eurove, pas triumfit në ligë, superkupë dhe daljen në Evropë.
Lojtarët kryesorë kanë marrë nga 10 mijë euro, ndërsa të tjerët më pak.
Shpërblimi u dha menjëherë pasi klubi kishte marrë një milion e 30 mijë euro nga UEFA për rezultatet në garat evropiane.
Lajmin e ka konfirmuar kapiteni i Dritës Ardian Limani për Sportin në KTV.