Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vëllaznimi transferon amerikanin e parë

Fundori amerikan, Jalen Ray është përforcimi i parë i huaj te skuadra e Vëllaznimit për edicionin 2023/24.

Ekipi gjakovar të hënën e ka prezantuar amerikanin Ray, të cilin e konsideron si përforcim të rëndësishëm.

24-vjeçari veçohet me lojën e tij të kombinuar prej asistuesi dhe shënuesi efikas. Vlerësohet për përqindjen e lartë në tentimet për tri pikë, ndërsa edicionin e shkuar ka luajtur në Britaninë e Madhe për ekipin Surrey Scorchers.

Te kjo skuadër elitare, Ray ka luajtur me një mesatare prej 19 pikëve dhe 6 asistimeve për ndeshje.

Në fakt, amerikani është përforcimi i katërt deri më tani te Vëllaznimi, i cili ka zyrtarizuar vendorët si Atik Koshi, Don Polloshka e Jon Ukaj.

Në krye të ekipit nga Gjakova në edicionin e ri, do të jetë trajneri nga Lituania, Audrius Prakuraitis.

Artikuj të ngjashëm