Ardit Pepaj është përforcimi i radhës te KB Vëllaznimit për edicionin 2023/24.
Pepaj është prezantuar të enjten te Vëllaznimi, ekip më të cilin tashmë ka firmosur kontratën.
Pepaj edicionin e shkuar ishte pjesë e Golden Eagle Yllit, ndërsa te Vëllaznimi po shihet si përforcim i rëndësishëm.
Pepaj bëhet lojtari i katërt që konfirmohet te Vëllaznimi pas Atik Koshit, Don Polloshkës dhe amerikanit Jalen Ray.
Në krye të ekipit gjakovar për edicionin e ri, do të jetë trajneri nga Lituania, Audrius Prakuraitis.