Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Vëllaznimi e befason Pejën

Jericole Hellems

Vëllaznimi e ka befasuar Pejën duke e mposhtur në “Karagaçi” me rezultat 85:74 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 21-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Gjakovarët krijuan epërsi të thellë qysh në çerekun e parë duke fituar me 12 pikë epërsi, të cilën e përforcuan edhe në çerekun e dytë. Në dy të tjerët, Peja arriti vetëm ta ngushtonte epërsinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Jericole Hellems ishte më i miri i Vëllaznimit me 37 pikë të shënuara.

Në tabelë, Peja është e treta me 31 pikë, ndërsa Vëllaznimi ka arritur në 29 në pozitën e pestë.