Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vdiq Skënder Selmani, kontribuues në periudhën e pavarësimit të futbollit

Ka vdekur të dielën Skënder Selmani, ish-zyrtar në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Selmani ka vdekur në Gjermani, ku ka jetuar në dekadat e fundit së bashku me familjen. Ai ishte pjesë e udhëheqësisë së FFK-së në fillim të viteve nëntëdhjeta, kur u bë pavarësimi i futbollit kosovar.

Vlerësohet edhe kontributi i tij financiar në organizimin e garave dhe aktiviteteve tjera në futbollin kosovar. Njoftimin për vdekjen e Selmanit e ka dhënë familja e tij. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në Mitrovicë.