Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vdiq në moshën 40-veçare ish-lojtari i Kamerunit, M’Bami

Modeste M'Bami

Ish-lojtari i Kamerunit dhe i skuadrës franceze Paris Saint-Germain, Modeste M’Bami, ka vdekur të shtunën në moshën 40-vjeçare, pasi ka pësuar sulm në zemër, ka njoftuar faqja zyrtare e klubit francez.

“Paris Saint-Germain është në zi. Modeste M’Bami humbi jetën në moshën 40-vjeçare pasi pësoi sulm në zemër. PSG-ja dërgon ngushëllime të sinqerta për familjen e tij dhe të dashurit e tij”, thuhet në komunikatë të klubit francez.

M’Bami kishte luajtur për disa klube franceze, përfshirë PSG-në e Marseillen. Ai fitoi Kupën e Francës me Parisin në vitin 2004 dhe 2006. Po ashtu realizoi tre gola në 37 ndeshje për Kamerunin, dhe ishte pjesë e Përfaqësueses së Kamerunit që fitoi të artën në Lojërat Olimpike “Sydney 2000”.