Mbrojtësi i Francës, Raphael Varane ka insistuar se francezët në asnjë mënyrë nuk do ta nënvlerësojnë Marokun, ekip me të cilin përballen në gjysmëfinale të Kupës së Botës.
Pasi eliminoi Anglinë në çerekfinale, Franca llogaritet favorite përball Marokut, i cili për herë të parë në histori është kualifikuar në mesin e katër ekipeve më të mira në një Kupë Bote. Maroku e eliminoi Spanjën dhe Portugalinë në fazën nokaut, ndërsa me Francën do të përballet të mërkurën mbrëma.
“Kemi përvojë si ekip dhe duhet ta respektojmë maksimalisht kundërshtarin. E kemi parasysh se Maroku nuk ka arritur rastësisht këtu dhe për këtë arsye nuk bën të nënvlerësohet”, është shprehur Varane. “Të gjithë lojtarët jemi gati për ndeshje dhe sigurisht se synimi është fitorja dhe avancimi në finale, por nuk do të jetë lehtë”.