Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llorisi thotë se Franca e respekton Marokun

Kapiteni i Francës, Hugo Lloris, lavdëroi Marokun për ecurinë e tij të jashtëzakonshme në Kupën e Botës “Katari 2022”.

Portieri, po ashtu paralajmëroi se Franca do ta ketë përballë një kundërshtar të frikshëm në ndeshjen gjysmëfinale që zhvillohet të mërkurën mbrëma.

Maroku është skuadra e parë afrikane dhe arabe që ka arritur ndonjëherë në mesin e katër ekipeve më të mira në Kupën e Botës, ndërsa në turneun e Katarit e eliminoi Spanjën dhe Portugalinë.

Lloris ka thënë se Franca ka vetëm respekt dhe admirim për Marokun.

“Ne mund të kemi vetëm respekt dhe admirim për atë që ka bërë Maroku në këtë Kupë Bote. Ata nuk janë rastësisht këtu, pasi kanë mposhtur ekipet si Belgjika, Spanja e Portugalia. Maroku do të jetë një kundërshtar i frikshëm për ne në gjysmëfinale dhe nuk do të jetë aspak lehtë”, u shpreh Lloris.