Virgil van Dijk ka thënë se ndihet keq që ish-bashkëlojtari i tij te Liverpooli, Sadio Mane, është lënduar, dhe pritet të mungojë në ndeshjet e para të Senegalit.
Mane me shumë gjasë nuk do të luajë në duelin e parë të Senegalit ndaj Holandës javën tjetër.
Ai pësoi lëndim me Bayern Munichun në ndeshjen kundër Werder Bremenit, më herët gjatë këtij muaji.
“Do të jetë ndeshje e vështirë pavarësisht nëse Sadio Mane luan apo nuk luan. Mendoj se ai nuk do të luajë, por Senegali ka skuadër fantastike. Natyrisht se kam folur me të. Jam ndierë keq për të. Nuk jam i lumtur për këtë rast sepse kam qenë në situatë të njëjtë kur mungova në Evropian. Ne si lojtarë punojmë fort për të arritur në këtë skenë dhe ai ka qenë kaq i rëndësishëm për shtetin e tij”, ka thënë Van Dijk, shkruan “Daily Mail” të mërkurën.