Mesfushori holandez, Donny van de Beek, do ta vazhdojë karrierën në kampionatin e Gjermanisë.
Ai prej muajit të ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së Eintracht Frankfurtit, ka njoftuar “Bild” të martën. Van de Beek tashmë ka kryer kontrollimet mjekësore dhe javët në vazhdim do të prezantohet te skuadra gjermane.
Ai te Frankfurti do të huazohet për gjashtë muaj nga Manchester Unitedi, ndërsa klubi gjerman e ka të detyrueshme blerjen së tij në verë për 15 milionë euro. 26-vjeçari është larguar nga Manchester Unitedi pasi nuk bënte pjesë në planet e klubit, të cilit iu bashkua në vitin 2020 nga Ajaxi.
Edicionin e shkuar ai ishte i huazuar tek Evertoni ndërsa këtë edicion ka vetëm dy paraqitje apo 21 minuta lojë për Manchester Unitedin. Me ekipin anglez, Van de Beek ka kontratë deri në vitin 2025.