Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Van de Beek kërkon largimin nga Unitedi

Donny van de Beek ka kërkuar largimin në janar nga Manchester United. 26-vjeçari ka luajtur vetëm 21 minuta për skuadrën e drejtuar nga Erik ten Hag këtë sezon.

“Vjen koha kur duhet të merret një vendim. Më duhet të filloj të luaj shumë shpejt, nëse nuk është mundur te Unitedi atëherë do të shkoj në një klub tjetër. Mendoj se kjo është një ambicie normale. Unë jetoj mirë, por paratë nuk kanë qenë kurrë motivimi im. Isha afër të shkoja te Real Sociedadi, por në minutën e fundit klubet nuk arritën marrëveshje”, ka thënë Van de Beek për “Diario AS”.

Mesfushori 26-vjeçar me Unitedin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.

Artikuj të ngjashëm