Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi, favorit për holandezin Van De Beek

Mesfushori Donny van de Beek pritet të largohet nga Manchester Unitedi në verë për ta vazhduar karrierën në futbollin italian. “Gazzetta dello Sport” shkruan të hënën se De Beek pritet të transferohet te skuadra e Interit.

Në fakt, thuhet se Interi është favorit për shërbimet e tij pasi tashmë ka ofruar 20 milionë euro për kartonin e tij.

26-vjeçari ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2026, por do të largohet këtë verë pasi nuk bën pjesë në planet e klubit anglez.

Ai tek Interi po shihet si zëvendësim për kroatin Marcelo Brozoviq që do të largohet në fund të sezonit.

Holandezi këtë edicion ka 10 paraqitje për Unitedin, ndërsa sezonin e shkuar ishte i huazuar tek Evertoni.

Artikuj të ngjashëm