Pas Jadon Sanchos, skuadra e Juventusit po e kërkon edhe një tjetër futbollist të Manchester Unitedit. “Tuttosport” shkruan të premten se Juventusi ka shprehur interesim për mesfushorin e Holandës, Donny van de Beek.
Madje, thuhet se Juventusi i ka bërë Unitedit ofertë zyrtare për 26-vjeçarin, i cili do të largohet në afatin kalimtar të janarit. Mësohet se Juventusi ka ofruar 10 milionë euro duke pasur parasysh se Van de Beek nuk bën pjesë në planet e ekipit anglez.
Këtë edicion, ai ka vetëm dy paraqitje për skuadrën angleze, me të cilën ka kontratë deri në vitin 2025. Ai është pjesë e Unitedit prej verës së vitit 2020 kur iu bashkua nga skuadra e Ajaxit.