Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi pranon ofertën e Juves për dy mesfushorët

Jadon Sancho dhe Donny van de Beek mund të konsiderohen futbollistë të skuadrës së Juventusit, ka raportuar “Sky Sports” të hënën.

Bëhet e ditur se Manchester Unitedi ka pranuar ofertën e klubit italian për dy lojtarët, të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Erik ten Hag.

Si Sancho ashtu edhe Van de Beek do t’i bashkohen Juventusit në afatin kalimtar të janarit.

Ekipi nga Serie A për të dy lojtarët do të paguajë 30 milionë euro, pasi ky është çmimi i kërkuar nga Unitedi për transferimin e tyre.

Si Sancho ashtu edhe Van de Beek, pritet të firmosin kontrata afatgjate me Juventusin dhe tek ekipi italian po shihen si përforcime të duhura për sulmin.

Sancho ka 3 paraqitje për Unitedin këtë edicion, ndërsa Van de Beek është aktivizuar vetëm në dy ndeshje.

Artikuj të ngjashëm