Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Van de Beek huazohet te Eintracht Frankfurti

Mesfushori i Manchester Unitedit, Donny van de Beek është huazuar te Eintracht Frankfurti deri në fund të stinorit. Lajmin e kanë bërë të ditur të dy skuadrat.

Klubi gjerman do ta ketë edhe opsionin për ta blerë 26-vjeçarin në fund të stinorit.

Van de Beek ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje si titullar në Premier League që kur iu bashkua Unitedit nga Ajaxi në shtatorin e vitit 2020 për 35 milionë funte.

Eintracht Frankfurti ka paguar një shumë për huazimin si dhe do ta mbulojë shumicën e rrogës së holandezit.

Nëse dëshiron ta transferojë mesfushorin atëherë duhet të paguajë 11 milionë euro, si dhe 3 milionë euro shtesë bonuse.

Artikuj të ngjashëm