Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Frankfurti pritet ta zyrtarizojë Donny van de Beekun

Eintracht Frankfurti pritet që së shpejti ta zyrtarizojë transferimin e parë të afatit kalimtar dimëror dhe ai do të jetë Donny van de Beek.

Kështu ka shkruar eksperti i transferimeve në futbollin evropian, Fabrizio Romano.

Ndërkohë, “Bild” të shtunën ka raportuar se 26-vjeçari pritet t’i kryejë testet mjekësore në javën e ardhshme.

Van de Beek ishte pjesë e Ajaxit në edicionin 2018/19, që shkoi deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Më pas ai u transferua te Manchester Unitedi, por asnjëherë nuk e siguroi vendin e titullarit. Ka zhvilluar vetëm 62 paraqitje në tre vjet me fanellën e “djajve të kuq”.