Skuadra e Interit po synon transferimin e mesfushorit holandez, Donny Van de Beek, raporton “Gazzetta dello Sport”, të martën.
Interi po bën gati ofertën për ta bindur Manchester Unitedin në lirimin e 25-vjeçarit në afatin kalimtar të janarit. Mësohet se Interi do ta kërkojë huazimin e tij për gjashtë muaj me detyrim të blerjes së kartonit për 30 milionë euro në fund të sezonit.
Van de Beek është i vendosur të largohet nga Unitedi, pasi nuk ka arritur të stabilizohet në ekip prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Ajaxi.
Sezonin e shkuar, ai ishte i huazuar tek Evertoni, kurse këtë edicion ka vetëm tri paraqitje për Unitedin në kampionat. Van de Beek ka kontratë deri në vitin 2025, me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.