Mesfushori Donny van de Beek nuk bën pjesë në planet e Manchester Unitedit dhe tashmë është nxjerrë në shitje nga klubi anglez. “The Sun” raporton të mërkurën se Unitedi po kërkon rreth 20 milionë euro për ta lënë të lirë holandezin, i cili ka kontratë deri në vitin 2025 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Van de Beek iu bashkua Unitedit me bujë të madhe në vitin 2020 por asnjëherë nuk arriti ta dëshmonte veten në futbollin anglez. Madje sezonin e shkuar ishte i huazuar tek Evertoni, por edhe aty nuk bindi me lojën e tij.
Këtë edicion Van de Beek ka vetëm dhjetë paraqitje në të gjitha garat dhe trajneri Erik ten Hag aspak nuk është i kënaqur me të. Unitedi pati paguar 44 milionë euro për transferimin e tij.