Manchester Unitedi mund ta shesë gjatë afatit kalimtar dimëror mesfushorin Donny Van de Beek.
Sipas “Manchester Evening” drejtuesit e klubit janë në negociata me dy skuadrat për holandezin.
De Beek do të largohet nga “Djajtë e Kuq” pasi nuk është i kënaqur me minutazhën e ofruar.
Për shërbimet e 24-vjeçarit në garë janë Borussia Dortmund dhe Newcastle United.
Manchester Unitedi për ta liruar lojtarin po kërkon rreth 30 milionë euro.
Këtë sezon holandezi ka luajtur vetëm 67 minuta në Premier League.