Donny van de Beek pritet që të largohet nga Manchester Unitedi në këtë afat kalimtar, ndërsa shumë klube janë në kërkim të mesfushorit të talentuar.
Eksperti i transferimeve në futbollin evropian, Fabrizio Romano, ka shkruar të shtunën se përveç Crystal Palacet që është në negociata me Unitedin prej të mërkurës, në garë ka hyrë edhe Evertoni. Mediat italiane po ashtu kanë mësuar se interesim për shërbimet e holandezit kishte pasur edhe Valencia, por që spanjollët janë tërhequr nga gara dhe janë të fokusuar në futbollistë tjerë. Manchester Unitedi dëshiron që mesfushorin ta lirojë vetëm në formë huazimi.
24-vjeçari ka zhvilluar 14-të ndeshje gjithsej në këtë edicion, ndërsa e ka një gol të shënuar në Premier League.