Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi synon huazimin e Van de Beekut

Donny van de Beek mund të largohet nga Manchester Unitedi. Mesfushori holandez është i pakënaqur me situatën e tij te “Djajtë e Kuq”.

Van de Beeku nuk bën pjesë në formacionin bazë të trajneri Ole Gunnar Solskjaer.

Këtë sezon, 24-vjeçari ka luajtur vetëm gjashtë minuta në Premier League.

Kjo ka bërë që lojtari të kërkojë skuadër të re.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se për mesfushorin holandez interesim ka shfaqur Interi.

Edhe Van de Beek kërkon largimin nga Unitedi Sport Van de Beek kërkon largimin nga Unitedi

Klubi italian e dëshiron në formë huazimi lojtarin me të drejtë blerjeje.

Interi gjatë afatit kalimtar të janarit do të tentojë ta bindë mesfushorin të transferohet në Serie A.