Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Van de Beek i ofrohet Dortmundit

Mesfushori holandez Donny van de Beek përfundimisht do të largohet nga skuadra e Manchester Unitedit gjatë këtij muaji. Bëhet e ditur se futbollisti tashmë i është ofruar Borussia Dortmundit dhe ekipi gjerman po shikon mundësinë e transferimit të tij.

Po ashtu, Van de Beek më herët i është ofruar edhe Newcastle Unitedit. Holandezi nuk është i kënaqur aspak me statusin e tij te ekipi anglez për shkak të hapësirës së vogël që ka pasur këtë sezon. Edhe te Unitedi nuk llogaritin ne holandezin që nuk ka bindur me paraqitjet e tij.

24-vjeçari që iu bashkua Unitedit nga Ajaxi, këtë edicion ka 13 ndeshje dhe një gol të shënuar në të gjitha garat. Ai ka kontratë me ekipin nga Premier League deri në vitin 2025 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.