Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Van de Beek e sheh veten larg Unitedit

Donny van de Beek do të largohet nga Manchester Unitedi. Mesfushori holandez është në kërkim të një skuadre të re, pasi nuk ka arritur ta gjejë veten te “Djajtë e Kuq”.

Mediat angleze kanë bërë të ditur të hënën se menaxheri i lojtarit tashmë ka filluar të kërkojë skuadër për holandezin.

24-vjeçari këtë edicion ka luajtur vetëm 90 minuta në Premier League.

Ai ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2025.