Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Valencia interesohet për Bakayokon

Skuadra e Valencias ka shprehur interesim për mesfushorin Tiemoue Bakayoko, ka raportuar të hënën e përditshmja spanjolle “AS”. Është trajneri i ri i Valencias, Gennaro Gattuso, që po e sheh Bakayokon si përforcim ideal për mesfushën në sezonin e ri.

Bakayoko verën e shkuar u huazua te Milani nga Chelsea për dy sezone dhe ekipi italian nuk pritet ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij vitin tjetër.

27-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2024 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth dhjetë milionë euro.

Artikuj të ngjashëm