Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani në prag të arritjes së marrëveshjes me Bakayokon

Milani është në prag të mbylljes së marrëveshjes me mesfushorin e Chelsas, Tiemoue Bakayoko, i cili u huazua sezonin e kaluar te Napoli.

“Sky Sport Italia” raporton se Milani po synon një tjetër transferim pas marrëveshjes së arritur me Romën për Alessandro Florenzin, që do të huazohet me mundësi blerjeje.

Bakayoko edhe në sezonin 2018/2019 luajti për Milanin. Kontrata e 27-vjeçarit me Chelsean skadon në qershor të vitit 2022.

Mesfushori francez ka luajtur 63 ndeshje në Serie A gjatë dy periudhave të tij në Itali.