Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arrihet marrëveshja, Bakayoko nga Chelsea te Milani

Tiemoue Bakayoko do të transferohet te Milani nga skuadra e Chelseat. Kështu kanë bërë të ditur mediat në Francë.

Sipas francezëve, marrëveshja është arritur me dy vjet huazim, me opsionin e blerjes.

Mesfushori fillimisht duhet ta nënshkruajë kontratën e re në “Stamford Bridge”. Kontrata tani do t’i përfundojë në qershor të vitit 2024, dhe jo siç ishte më parë, në vitin 2022.

Pas kësaj, futbollisti mund të udhëtojë për testet mjekësore në Milano gjatë vikendit për ta finalizuar marrëveshjen.

“RMC Sport” ka shkruar se do të jetë huazim me opsionin e blerjes.

Sezonin e fundit, Bakayoko ishte pjesë e Napolit në Serie A.