Mesfushori Tiemoue Bakayoko do të largohet nga Milani gjatë janarit për ta vazhduar karrierën në Turqi.
“Calciomercato” ka njoftuar të mërkurën se skuadra Adana Demirspor ka shprehur interesim për Bakayokon.
Bakayoko ka pranuar ofertën e ekipit turk, pasi këtë edicion nuk bën pjesë në planet e ekipit italian.
Ai nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje te Milani, ekip të cilit iu bashkua vitin e shkuar nga Chelsea.
Tek Adana Demirspori, Bakayoko do të punonte me trajnerin nga Italia, Vincenzo Montella, i cili po insiston në transferimin e tij gjatë muajit të ardhshëm.
Artikuj të ngjashëm