Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Balotelli rikthehet tek Adana Demirspori

Sulmuesi italian, Mario Balotelli është rikthyer në futbollin turk. Ai është prezantuar të premten tek Adana Demirspori, ekip që bën gara në Superligën e Turqisë.

Balotelli me ekipin e ri, ka firmosur kontratë njëvjeçare me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër. Ai tek Adana Demirspori është transferuar si lojtar i lirë, pasi ka shkëkuptur kontratën me Sionin e Zvicrës.

31-vjeçari është më herët ka qenë pjesë e Adana Demirsporit, ekip për të cilin luajti një edicion përpara se ti bashkohej Sionit verën e shkuar.

Tek Adana Demirspori, Balotelli do të jetë bashkëlojtar me reprezentuesin e Kosovës, Arbër Zeneli.

Gjatë karrierës së tij, Balotelli ka luajtur edhe për Monzan, Brescian, Marseillen, Nicen, Liverpoolin, Milanin, Manchester Cityn e Interin.