Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Udinese e Empoli pas Balotellit

Sulmuesi Mario Balotelli ka gjasa të mëdha që gjatë këtij muaji të rikthehet në Serie A të Italisë. “Gazzetta dello Sport” ka shkruar të mërkurën se Udinese dhe Empoli kanë shprehur interesim për shërbimet e Balotellit.

33-vjeçari është pjesë e ekipit nga Turqia, Adana Demirspor dhe është i gatshëm për t’u kthyer në Itali. Ai ka kontratë me ekipin turk deri në fund të këtij edicioni dhe Udinese e Empoli janë gati të ofrojë rreth dy milionë euro për kartonin e tij.

Në pesë ndeshje të luajtura këtë edicion në Superligën e Turqisë, Balotelli ka shënuar tri gola.