Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Balotelli konfirmon transferimin tek Al Ittifaq

Mario Balotelli

Mario Balotelli e ka konfirmuar transferimin te skuadra Al Ittifaq e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sulmuesi italian të dielën e konfirmoi kthimin në futboll.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Unë jam këtu”, ka shkruar 35-vjeçari.

Balotelli ka luajtur për disa skuadra të mëdha në të kaluarën. Ishte pjesë e Interit, Manchester Cityt, Milanit, Liverpoolit, Nicet, Marseilles, Brescias e Genoas, ndërsa ka luajtur edhe për Monzan, Adana Demirsporin dhe së fundmi ishte te Genoa.

Në gjithë karrierën e tij ka zhvilluar 501 ndeshje, ndërsa ka realizuar 201 gola e 42 asistime në nivel klubesh.

Al Ittifaq garon në kategorinë e dytë të Emirateve të Bashkuara Arabe.