Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Balotelli kërkon largimin nga Genoa

Mario Balotelli

Sulmuesi Mario Balotelli e kërkoi me ngulm transferimin në një skuadër italiane.  Më 28 tetor të vitit të kaluar ai iu bashkua Genoas si futbollist i lirë. 

Por sulmuesi i njohur italian, Balotelli, tashmë është duke e kërkuar largimin nga Genoa. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

 Këtë edicion ka luajtur vetëm 56 minuta. 

Drejtori sportiv i Genoas, Marco Ottolini, ka deklaruar se Balotelli dëshiron që të luajë më shumë por nuk po gjen hapësirë të madhe te klubi italian. 

“Mario dëshiron të luajë dhe këtu ai nuk po gjen hapësirë të mjaftueshme, kështu që ne po kërkojmë një zgjidhje të mirë për të gjitha palët”, deklaroi Ottolini. 

Kontrata e Balotellit me Genoan përfundon në verë.