Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeneli prezantohet tek Adana Demirspori

Reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zeneli do ta vazhdojë karrierën në Turqi.

Zeneli, të shtunën edhe prezantuar tek Adana Demirspori, ekip që garon në elitën e futbollit turk.

Ai me Adana Demirsporin ka firmosur kontratë trevjeçare, ndërsa është transferuar nga Reimsi i Francës.

Te skuadra e re, Zeneli do ta bartë fanellën me numrin 23.

28-vjeçari prej janarit të vitit 2019 ka qenë pjesë e Reimsit, por këtë edicion nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje për ekipin francez.

Ai karrierë ka bërë edhe te Heerenveeni në Holandë dhe Elfsborgu në Suedi.

Edhe Zeneli do t’i bashkohet Adana Demirsporit Sport Zeneli do t’i bashkohet Adana Demirsporit

Ka 31 ndeshje dhe 9 gola për Kosovën, ndërsa është përfshirë në listë nga përzgjedhësi Primozh Gliha për ndeshjet e këtij muaji ndaj Zvicër e Rumanisë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Pas dy xhirove të luajtura në Superligën e Turqisë, Adana Demirspori ka tubuar tri pikë.