Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeneli mund të kthehet tek Elfsborgu

Arbër Zeneli të enjten e shkëputi kontratën me skuadrën e elitës së futbollit të Turqisë, Adana Demirspor.

Një ditë më pas, mediat në Suedi kanë shkruar se 28-vjeçari është kontaktuar nga skuadra e Elfsborgut, që luan në “Allsvenskan” të Suedisë.

Te kjo skuadër luan edhe vëllai i Arbërit, Besfort Zeneli.

Zeneli në fakt karrierën si futbollist profesionist, e kishte nisur pikërisht tek Elfsborgu.

Më pas ishte transferuar te Heerenveeni në Holandë, dhe te Reimsi në Francë.

Me Elfsborgun në 62 paraqitje kishte realizuar 14 gola dhe kishte kontribuuar me 12 asistime.

“Elfsborgu e ka kontaktuar Zenelin dhe shpreson që t’i sigurojë shërbimet e tij në këtë afat kalimtar”, ka shkruar sajti suedez “Sportbladet”.

Zeneli është një prej golashënuesve më të mirë te Përfaqësuesja e Kosovës.

Në 33 ndeshje ka nëntë gola të realizuar.

Ai më parë ka luajtur për grupmoshat e reja të Suedisë.

Artikuj të ngjashëm