Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shumë skuadra të mëdha në garë për Bakayokon

Liverpooli, PSG-ja, Bayerni dhe Manchester City do ta zhvillojnë një garë të fortë gjatë verës për ta transferuar sulmuesin e krahut, Johan Bakayoko.

20-vjeçari i talentuar është pjesë e skuadrës holandeze, PSV Eindhoven.

Sulmuesi i Belgjikës vlerësohet 40 milionë euro në tregun e transferimeve. Ai për PSV-në në 33 ndeshje në edicionin aktual ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me 13 asistime.

Për Belgjikën ka shënuar një gol në nëntë paraqitje. Vlerësohet prej lojtarëve më të talentuar që ka Belgjika.