Sulmuesi i krahut, Johan Bakayoko, do të jetë përforcimi i parë i Liverpoolit në afatin kalimtar të janarit. “The Sun” shkruan të martën se Liverpooli në parim ka marrëveshje me PSV Eindhovenin për transferimin e 20-vjeçarit.
Për kartonin e tij, ekipi anglez është pajtuar të paguajë mbi 20 milionë euro pasi Bakayoko pëlqehet shumë nga trajneri Juergen Klopp.
Belgu edicionin e shkuar është promovuar në ekipin e parë të PSV Eindhovenit dhe ka shënuar 9 gola e ka bërë 6 asistime në të gjitha garat.
Këtë edicion, ai ka 5 asistime për ekipin holandez, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026. Bakayoko ka edhe 5 paraqitje e 1 gol të shënuar për Përfaqësuesen e Belgjikës.