Skuadra e Paris Saint-Germainin po interesohet për sulmuesin e Milanit, portugezin Rafael Leao ka njoftuar “L’Equipe” të hënën. Bëhet e ditur se Leao te Parisi po shihet si zëvendësim ideal për francezin Kylian Mbappe, i cili do të largohet në verë si lojtar i lirë.
Madje, ekipi francez është i gatshëm të ofrojë mbi 80 milionë euro për ta bindur Milanin në lirimin e Leaos me të përfunduar edicioni aktual.
Leao është pjesë e Milanit prej vitit 2019 dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2028, ndërsa po monitorohet edhe nga Neëcastle Unitedi.
Në 26 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat, Leao ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë po aq asistime për Milanin.