Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Uzuni shënon gol të rëndësishëm në La Liga

Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni ka shënuar gol të rëndësishëm për skuadrën e tij Granadan që është në garë për mbijetesë në La Liga të Spanjës.

Me golin e shënuar në minutën e 75-të, Granada fitoi një pikë në shtëpi të dielën përballë Almerias. Ndeshja e javës së 25-të përfundoi baras, 1:1.

Për Uzunin 28-vjeçar, që kompletoi ndeshjen të dielën, është goli i shtatë në La Liga, ndërsa ka edhe një asistim.

Granada është në vendin e parafundit me 14 pikë, kurse Almeria e fundit me tetë pikë.