Myrto Uzuni ka kontribuuar me gol në fitoren shumë të rëndësishme të Granadas.
Granada të mërkurën në mbrëmje fitoi 2:0 ndaj Cadizit, në ndeshjen e dy skuadrave që po luftojnë për mbetje në elitën e futbollit spanjoll.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 19-të të La Ligas.
Golin e gjashtë të edicionit në La Liga, sulmuesi i Shqipërisë e shënoi në minutën e 22-të, ndërsa u zëvendësua dhjetë minuta para fundit të ndeshjes.
Granada me këtë fitore ka 11 pikë dhe zë pozitën e parafundit në tabelë.
Ka katër pikë më pak se Cadizi që është në vendin e 17-të.