Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Uzuni shënon dy gola në fitoren e Granadas

Myrto Uzuni

Sulmuesi i Shqipërisë Myrto Uzuni ka kontribuar me dy gola në fitoren e Granadas ndaj Tenerifes.

Të shtunën Granada në kuadër të xhiros së dhjetë të elitës së dytë të futbollit spanjoll e mposhti Tenerifen me rezultatin e thellë 4:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Uzuni i shënoi dy golat e parë në minutën e 20-të dhe 33-të. Ai luajti për 84 minuta.

Uzuni këtë edicion në tetë ndeshje të zhvilluara ka katër gola dhe një asistim.