Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Uzuni me gol të bukur për barazimin e Granadas

Myrto Uzuni ka shënuar gol të bukur për barazimin 3:3 të Granadas. Granada të dielën mori pikë nga udhëtimi i vështirë tek Almeria. Ndeshja i takoi xhiros së tetë të La Ligas spanjolle.

Almeria ishte në epërsi prej 3:0 pas pjesës së parë. Kolumbiani Luis Suarez kompletoi “hat-trickun” për pesë minuta. Ai shënoi golin e parë në minutën e 41-të, të dytin në minutën e 44-t dhe për 3:0 shënoi në minutën e parë të kohës shtesë. Në të tre golat asistues ishte Largie Ramazani.

Granada humbi penallti në minutën e 56-të, ndërsa kthimin e madh e nisi në minutën e 65-të. Penallti tjetër realizoi Bryan Zaragoza. Për 3:2 shënoi Ricard Sanchez në minutën e 70-të. Myrtu Uzuni, që u lëndua në mesjavë, u aktivizua në minutën e 73-të për Granadan. Ai shënoi golin e bukur në minutën e 86-të për 3:3. Goditi saktë nga distanca.

Sulmuesi i Shqipërisë i ka tri gola në La Liga këtë edicion.

Granada është e parafundit me pesë pikë. Tri pikë në vendin e fundit i ka Almeria.