Vetëm pak muaj më parë, kampioni i botës në peshën e rëndë në boks Oleksandr Usyk po përballej me kundërshtarët në ringun e boksit. Tash, ai është kthyer në vendlindje Ukrainë, duke marrë armën për të mbrojtur vendin e tij.
I pyetur të martën pse është kthyer, ai u përgjigj: “Si po mendon, pse? Është obligim i imi të luftoj, të mbroj shtëpinë ime, të mbroj familjen time. Duhet ta bëj këtë”.
Usyk po fliste për CNN nga një podrum në Kiev.
Ai ka shtuar se nuk do që të vrasë askënd, por se do ta bëjë këtë nëse është e nevojshme për ta mbrojtur veten dhe të dashurit e tij.
I pyetur nëse është i frikësuar, ai tha: “Shpirti im i takon Zotit, dhe trupi im e nderi im i takon shtetit tim, familjes sime. Nuk kam frikë. Absolutisht nuk kam frikë”.
Usyk 35-vjeçar së fundi u paraqit në ring të boksit në shtator ku e mposhti me vendim unanim Anthony Joshuan, duke fituar titujt WBA, WBO, IBF dhe IBO në peshën e rëndë. Më herët ai ishte kampion absolut në kategorinë kruzer.