Kampioni i botës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist, Oleksandr Usyk, ka thënë se duhet të lejohet të bëjë çka të dojë. Ukrainasi ka arsyetuar vendimin për t’u përballur me Rico Verhoevenin më 23 maj në Egjipt.
Në një konferencë për shtyp, Usyku ka thënë se lufta me Verhoevenin ishte vendim që e mori ai.
37-vjeçari holandez e ka vetëm një meç në boksin profesionist. Dhe atë në vitin 2014. 39-vjeçari Usyk është një prej boksierëve më të dekoruar në histori.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për mua është sfidë. Rico është djalosh i shkëlqyer, djalosh i rrezikshëm”, ka thënë Usyk.
“Ndonjëherë dua të bëj aët që dua, jo atë që duhet. Shumë herë bëj atë që njerzve të tjerë u duhet. Ju duhet të boksoni me këtë njeri, apo me këtë. Unë them në rregull. Tani bëj atë që dua të bëj”.
Meçi vlerësohet si mospërputhje e madhe.
Usyku mban titujt në disa versione.
Usyk është kampion olimpik, kampion i padiskutueshëm në kategorinë kruzer dhe dy herë kampion i padiskutueshëm në kategorinë e rëndë. Mbetet i pamposhtur në 24 meçe profesionale.
Verhoven është kikboksier. Ai ka fituar 66 prej 76 dueleve në kikboks, para se të njoftonte për largimin nga sporti në nëntor. Në boks ai shënoi fitore me ndërprerje në meçin e vetëm, 12 vjet më parë. Kishte boksuar ndaj një boksieri që asnjëherë nuk ka fituar meç profesional.
Verhoven ka treguar se ishte shoku i tij, aktori Jason Statham, që ka bindur organizatorët arabë që t’ia japin mundësinë.
“Kur të bëj goditjen time më të mirë, ai natyrisht do të rrëzohet”, ka thënë Verhoeven. “Është dallim prej 20 kilogramësh në peshë. Ai është i ndërtuar për kategorinë kruzer. Unë jam natyrshëm i kategorisë së rëndë. Ky është dallimi. Kjo do të ndodhë kur të jap goditjen më të mirë të pastër. Edhe nëse jo, ne do të fitojmë”, ka thënë holandezi.
Usyku ka thënë se do të lëshonte rrugë për një duel mes Tyson Furyt dhe Anthony Joshuas.
Joshua po ushtron aktualisht me ukrainasin. Por dy britanikët e famshëm ende janë në pritje të një dueli shumë të dëshiruar.
“Joshua fiton. Është kampioni i ardhshëm i padiskutueshëm”, ka parashikuar Usyk.
Prej versioneve të mëdha, Usyku mban titujt në IBF, WBA dhe WBC. Ndërkohë Fabio Wardley është kampion në WBO.