Ukrainasi Oleksandr Usyk fitoi me nokaut ndaj britanikut Daniel Dubois për gjithë titujt e botës në kategorinë e rëndë. Usyku fitoi me ndërprerje në raundin e pestë. Usyk për herë të tretë është kampion i padiskutueshëm i botës. Për herë të dytë në kategorinë e rëndë.

Dubois: Do të kthehem

6 o. më parë / 19 kor 2025 23:51
dubois

Britaniku Daniel Dubois ka paralajmëruar se do të kthehet sërish. Ai ka thënë se ka dhënë më të mirën ndaj Usykut, por që nuk mjaftoi.

“Kam dhënë çdo gjë që kisha. Do të kthehem. Është kështu si është. Jam munduar të luftojë nga raundi në raund. Por do të kthehem. Kam dhënë më të mirën, do t’i kthehem punës dhe do të jemi sërish këtu”.

Usyk: 38-vjet është vetëm fillimi, ndoshta tani me Tyson Furyn

6 o. më parë / 19 kor 2025 23:49
usyk

Photo: Associated Press

Oleksandr Usyk ka folur pas fitores.

"38 është djalosh i ri, mbani mend. 38 është vetëm fillimi. E falënderoj ekipin tim dhe faleminderit Wembley. Fitorja është për popullin, është popullin e botës. Dua të pushoj, dua të kthehem në shtëpi, te familja ime. Dua të pushoj tani, për dy-tre muaj dua vetëm të pushoj. Ndoshta Tyson Fury. Ndoshta i kemi tri opsione. Ndoshta Derreck Chisora. Ndoshta Joshua. Ndoshta Josef Parker. Nuk mund të them tani. Tani dua të shkoj në shtëpi. Dëgjoni njerëz, faleminderit shumë", ka thënë ai pas fitores.

Usyku drejtohet në gjuhën ukrainase, flet për luftën

Pasi foli në gjuhën angleze, Oleksandr Usyk ka folur për tifozërinë në Wembley dhe në gjithë botën në gjuhën ukrainase. Ai ka përmendur edhe luftën në vendin e tij.

“Slavo Ukraina”, ka thënë ndër të tjera.

Krosheja e majtë e Usykt, e papërballueshme për Duboisin

6 o. më parë / 19 kor 2025 23:42
usyk

Photo: Associated Press

Oleksandr Usyk ka dëshmuar se ëhstë prej boksierëve më të mirë të dekadave të fundit. Një kroshe me të majtën i dha fund shpresave të Daniel Dubois për të marrë nga Usyki titujt e botës në kategorinë e rëndë.

Usyku për herë të tretë është kampion i padiskutueshëm i botës. Tani i ka gjithë titujt e mëdhenj.
 

Usyk, mbret i kategorisë së rëndë

6 o. më parë / 19 kor 2025 23:39
usyk

Photo: Associated Press

Ukrainasi Oleksandr Usyk mbetet mbret i kategorisë së rëndë në boksin profesionist. Ai fitoi me nokaut ndaj britanikut Dubois për gjithë titujt e botës në kategorinë e rëndë.

Usyku fitoi me ndërprerje në raundin e pestë. Usyk për herë të tretë është kampion i padiskutueshëm i botës. Për herë të dytë në kategorinë e rëndë.

Përfundon raundi i katërt

6 o. më parë / 19 kor 2025 23:35
c

Usyk e Dubois shkëmbyen goditje në raundin e katërt. 

Ata po përballen në Wembley për të   gjithë titujt e botës në kategorinë e rëndë.

Usyk "shkund" Duboisin edhe në raundin e tretë

6 o. më parë / 19 kor 2025 23:32
boksi

Oleksandr Usyk vazhdon të jap goditje të forta ndaj Dubois. 

Në raundin e tretë ukrainasi ishte sërish më i mirë.

Përfundon raundi i dytë i meçit Usyk – Dubois

6 o. më parë / 19 kor 2025 23:28
boks

Ka përfunduar raundi i dytë i meçit Oleksandr Usyk – Dubois.

Ukrainasi është duke dominuar.