Kampioni i botës në peshën e rëndë në boks, Aleksandr Usyk, ka vendosur t’u bashkohet radhëve të ushtrisë së Ukrainës për të çliruar vendin.
Në rrjetet sociale, të hënën janë publikuar fotografi të tij me uniformë dhe i armatosur, bashkë me disa të tjerë.
Usyk në tetor të vitit të shkuar befasoi britanikun Anthony Joshua, duke e mposhtur dhe duke ia marrë brezat në tri versione të ndryshme.
Për muajin maj ose qershor, ishte paraparë një rimeç mes tyre, por kjo tash, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, ka pak gjasë të ndodhë.